Bllokuan foltoren, përjashtohen nga Kuvendi i Shqipërisë gjashtë deputetë të opozitës

21 shkurt 2023 | 12:02

Sekretariati për Procedurën, Votimet dhe Etikën gjatë shqyrtimit të kërkesës së deputetëve të Partisë Socialiste kë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë katër deputetë të opozitës, ndërsa dy të tjerë me nga 5 dhe 3 ditë.

Maxhoranca e ka bërë këtë kërkesë pasi këta deputetë kanë bllokuar foltoren në seancën e fundit në Kuvend si dhe i kanë rënë bilbilit.

Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet ka përjashtuar nga Kuvendi deputetët:

1. Edmond Spaho (10 ditë)
2. Elda Hoti (10 ditë)
3. Sorina Koti (10 ditë)
4. Oerd Bylykbashi (10 ditë)
5. Lindita Metaliaj (5 ditë)
6. Greta Bardeli (3 ditë)PD-ja më herët, në një reagim zyrtar, ka thënë se kjo mbledhje është në shkelje të plotë të rregullores pasi kërkesa e socialistëve duhej shqyrtuar 48 orë pas depozitimit të kërkesës për përjashtimin e 6 deputetëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nicole Scherinzger i la pak vend imagjinatës teksa pozoi me…