
Blogerja ruse gjendet e gjymtuar dhe e vrarë brenda një valixheje
Një blogere ruse është gjetur e prerë dhe e vdekur brenda një valixheje në banesën e saj në Moskë. Trupi i gjymtuar i 24-vjeçares është gjetur pas kontrollit të ushtruar të policisë në banesë. Këta të fundit u lajmëruan nga prindërit e blogeres, të cilët ishin shqetësuar pasi Ekaterina nuk po iu përgjigjej më telefonatave të tyre.
Policia dyshon se 24-vjeçarja është vrarë nga xhelozia pasi ajo kishte filluar një marrëdhënie me një burrë 52-vjeçar, ndërkohë që përpara tij takonte rregullisht një 32-vjeçar. E teksa hetimet për vrasjen vijojnë, Ekaterina raportohet se ishte një mjeke e specializuar për dermatologji dhe sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Blogerja ndiqej në “Instagram” nga 80 mijë ndjekës. Postimi i saj më i fundit ishte rreth një udhëtimi në Korfuz më datë 22 korrik, pesë ditë përpara se trupi i saj të gjendej.