Blonden: Belgjika do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën në procesin e integrimit evropian

12 nëntor 2024 | 15:11

Zëvendëskryetarja e parë e Komisionit për Integrim Evropian, Fjolla Ujkani, e shoqëruar nga deputetja Time Kadrijaj, anëtare e këtij komisioni, pritën të martën në takim senatorin belg, Vincent Blonden, me të cilin u diskutua për raportet ndër parlamentare si dhe mundësit e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë takimit, i cili u zhvillua në frymën e një bashkëpunimi shumë miqësor, zëvendëskryetarja e komisionit Ujkani, e falënderoi Blonden për përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika po i jep Kosovës, dhe e njoftoi atë me punën dhe sfidat e Komisionit për Integrim Evropian.

Duke folur për angazhimet dhe objektivat shtetërore të Kosovës, ndërkaq, zëvendëskryetarja Ujkani, u shpreh se Kosova nuk ka rrugë tjetër përpos anëtarësimit në KIE, BE e në NATO, andaj, sipas saj, përkushtimi ynë i përditshëm është që kjo të arrihet sa më parë.

Për arritjen dhe përmbushjen në tërësi të këtyre aspiratave, Ujkani kërkoi që shteti belg, të jetë edhe më tej mbështetës i qëllimeve shtetërore të Kosovës.

Deputetja, Time Kadrijaj, ndërkaq, pasi falënderoi Blonden dhe shtetin që ai përfaqëson për mbështetjen e gjertanishme, po ashtu nënvizoi se, për arritjen e qëllimeve politike që ka vendi ynë, përfaqësuesit kosovar janë dhe do të mbeten përherë të unifikuar.

Senatori Blonden, ndërkaq tha se, Belgjika do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën në procesin e integrimit evropian, dhe vlerësoi po ashtu se edhe ky takim është në kuadër të një informimi më gjithëpërfshirës lidhur me aspiratat e shtetit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup…