“BMW” heq nga tregu 360 mijë makina, kishin probleme me Airbag

18 prill 2019 | 13:50

“BMW” pritet të tërheqë 360 000 automjete në Kinë si pjesë e fushatës botërore për zëvendësimin e airbagëve difektozë të prodhuesit japonez “Takata”.

Rreth 20 persona kanë humbur jetën që nga 2013 në aksidente rrugore që lidhen ngushtë me pajisjet e shitura nga “Takata” në të gjithë botën duke çuar në tërheqjen e të paktën 100 milionë automjete të të gjitha markave.

Administrata rregullatore e tregut kinez ka njoftuar të martën në mbrëmje se tërheqja përfshinte 273 000 automjete të prodhuara nga “BMW”-ja në Kinë me partnerin e saj lokal “Brilliance” dhe 87 000 automjete të importit.

Tërheqja përfshin mbi 20 modele të ndryshme të prodhuara mes periudhës 2000-2018.

Sipas institucionit shtetëror, airbagët paraqesin rrezikun e plasjes dhe shpërndarjes në copëza në drejtim të pasagjerëve në momentin e aktivizimit pas një frenimi të fortë të makinës./javanews.al/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tregun mobil në Prishtinë, rreth tridhjetë gra fermere nga…