BMW i8 Roadster, efikasitet dhe argëtim në qiell të hapur
01 dhjetor 2017
| 00:25
Pas muajsh spekulimesh, BMW më në fund ka prezantuar makinën e shumëpritur i8 Roadster, së bashku me një “coupe” të rinovuar.
Kjo makinë do të dalë në treg në janar të vitit të ardhshëm dhe do të ketë një çmim prej 126 000 eurosh, 10 000 më shumë sesa BMW-ja e mbuluar.
BMW-ja thotë se i8 Roadster arrin nga 0-100 km/h për 4.6 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale shkon deri në 250 km/h.