“BMW X6” vjen me “Vantablack”, ngjyrën më të zezë në planet
30 gusht 2019
| 12:08
“Vantablack” është një material i prodhuar nga një kompani në Britani, dhe njihet si lënda më e zezë në planet, që thith rreth 99.6% të dritës që sheh syri i njeriut.
Ky material, më saktësisht VBx2, do të shfaqet te “Frankfurt Motor Show”, teksa “BMW” paraqet brezin e tretë të modelit X6, sipas një deklarate nga vetë kompania.
VBx2 jo vetëm që është e zezë e veçantë, por jep edhe një lloj pasqyrimi mbi sipërfaqe që e bën të përshtatshme edhe për makina.
“Surrey NanoSystems”, kompania që e ka shpikur bojën “Vantablack”, i ka refuzuar deri më sot bashkëpunimet me kompanitë e tjera, por “BMW” iu duk më e përshtatshmja.