Boateng: Dua të pensionohem në Bayern

21 korrik 2020 | 14:53

Mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng është një nga lojtarët më të përfolur për largim në secilin afat kalimtar.

Mirëpo, 31-vjeçari e ka mohuar se do të largohet nga Bayerni, duke bërë me dije se është i interesuar të pensionet në këtë klub.

“Nuk e kam menduar kurrë një largim nga Munchen. Bayerni është shtëpia ime. Dua të qëndroj sa më gjatë këtu, mundësisht të dal në pension në këtë skuadër. Këtu kam bërë histori dhe shpresoj që të vazhdoj të bëj. Kam edhe 1 vit kontratë dhe shpresoj që të rinovoj sërish. Nuk kam folur ende me drejtuesit”, ka deklaruar Boateng, i cili me Bayernin ka regjistruar 200 paraqitje.

(V.Z. / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri,  lideri i…