
Boateng: Jam i befasuar nga Bayerni
16 nëntor 2020
| 11:01
Aventura e mbrojtësit Jerome Boateng te Bayern Muncheni do të mbyllet në fund të këtij sezoni pas plot 10 vjetësh që mban veshur fanellën e “bavarezëve”, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos i rinovojnë kontratën.
Mbrojtësi 32-vjeçar është shprehur i befasuar nga vendimi, pasi deri tani kishte qenë në pritje të një kontrate të re.
“Askush nuk më është afruar dhe nuk më ka folur. Nuk e dija që nuk do të më rinovonin bashkëpunimin, ndaj mbeta i befasuar”, ka thënë Boatengu për “Suddeutsche Zeitung”.