Boatengi flet si lojtar i Barçës
22 janar 2019
| 13:06
Skuadra e Barcelonës e ka zyrtarizuar transferimin e Kevin-Prince Boateng.
31-vjeçari i bashkohet Barçës në formë huazimi nga Sassuolo. Skuadra spanjolle mund ta blej futbollistin Boateng për një shumë prej 8 milionë euro.
“Kjo është një ëndërr, po pres me padurim të luaj për Barcelonën dhe të bëj maksimumin që të ndihmoj këtë skuadër. Për shumë lojtarë është ëndërr të luash në këtë klub, por ky është edhe vërtetimi se po punove mirë, ëndrrat mund të bëhen realitet”, ka thënë Boateng.