
Boatengu, afër Juves
01 shtator 2019
| 14:53
Bayern Munchen e mposhti të shtunën Mainzin (6-1), por Jerome Boateng nuk ishte në fushë.
Sot “Bild” raporton se mbrojtësi gjerman është afër kalimit në skuadrën e Juventusit. Transferimi i Pavardit dhe Hernandezit kanë ngushtuar hapësirat për Boatengun, i cili nuk e pranon rolin e rezervistit dhe dëshiron largimin.
/Epoka e re/