Boatengu, afër rikthimit në Bundesliga
07 nëntor 2023
| 11:56
Jerome Boateng u stërvit për një kohë të gjatë me Bayern Munchen dhe dukej pranë nënshkrimit të kontratës me ish-klubin e tij, por në fund bavarezët vendosën të mos firmosin me mbrojtësin.
Tani, megjithatë, ka një tjetër klub të Bundesligës që dëshiron shërbimet e tij. Sipas informacioneve të “Sport Bild”, ekipi i interesuar është Heidenheim, klub i sapo promovuar në elitë dhe aktualisht i 13-ti në tabelë.
Boateng, 35 vjeçar, do të sillte përvojë në një grup pa lojtarë me emër dhe mund të ishte i dobishëm në arritjen e objektivit të qëndrimit mes më të mirëve. Futbollisti ka luajtur më parë për skuadra si Hertha Berlin, Manchester City edhe Lyon.