
Boatengu, mes Interit dhe Juves
27 maj 2019
| 15:29
Jerome Boateng nuk bënë pjesë në planet e Bayern Munchen për edicionin e ri, kurse drejtuesit e klubit e kanë këshilluar mbrojtësin gjerman që të gjejë një skuadër të re.
“Bild” raporton se për të janë të interesuara dy skuadra italiane, Interi dhe Juventusi.
30-vjeçari është pjesë e Bayernit nga viti 2011, kurse më herë ka luajtur për Manchester Cityn dhe Hamburgun dhe Herthan.
/Epoka e re/