Boatengu mesazh emocionues pas largimit nga Barça
Kevin Prince Boateng është larguar edhe zyrtarisht nga Barcelona, pas kalimit që bëri nga Sassuolo. Sulmuesi ganez nuk arriti të lë gjurmë në kohën e tij gjashtë mujore në “Camp Nou”.
“Sot përfundon një nga përvojat më emocionuese të karrierës sime. Falënderoj çdo person që e bëri këtë të mundur. Falënderoj shokët e skuadrës që më kanë bërë të ndihem si në shtëpi që nga dita e parë, kampionë dhe njerëz të mëdhenj. Falënderoj të gjithë drejtuesit, të disponueshëm dhe gjithmonë të pranishëm”, ka shkruar ganezi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.
“Një falënderim i veçantë i shkon të gjithë tifozëve: Unë gjithmonë do t’iu mbaj në zemrën time. Doja të jepja diçka më shumë, por bëra më të mirën në çdo minutë të stërvitjes dhe lojës që më është dhënë për të nderuar këtë fanellë fantastike!”, ka përfunduar Boateng.