Boatengu mund ta humbasë Botërorin
27 prill 2018
| 12:00
Dëmtimi i Jerome Boatengut në sfidën ndaj Realit ka bërë që qendërmbrojtësi ta mbyllë sezonin përpara kohës.
Ky fakt ka shqetësuar jo pak kampin e “bavarezëve”, pasi shpresat për ta arritur finalen e Kievit nuk janë shuar, pasi kanë ende në dispozicion edhe 90 minuta të tjera. Dëmtimi i Boatengut nuk përbën problem vetëm për Bayernin, por edhe për teknikun e Kombëtares Gjermane, Johachim Low. Kur kanë mbetur pak javë nga fillimi i Botërorit, teknikut të “Pancerave” do t’i duhet të mendojë për një tjetër alternativë në repartin e prapavijës, pasi Boatengu pritet të mungojë për një periudhë nga 4 deri në 6 javë, madje afati i riaftësimit ndoshta mund të zgjasë më tepër.