Boatengu, në shënjestër të Juventusit
31 maj 2019
| 19:34
Juventusi po mendojnë prej kohësh të forcojnë mbrojtjen. Një emër i ri ka dalë në skenë, i cili ofron garanci.
Jerome Boateng nuk ka marrëdhënie të mira me drejtuesit gjermanë dhe Juventus do të kërkojë të përfitojë nga kjo.
Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, torinezët do të hidhen në sulm për 30 vjeçarin. Edhe vetë gjermanit do t’i pëlqente kalimi te Juventusi, pasi do të luante ende në nivele të larta. Ajo që mungon është vetëm sinjali i kalimit nga Bayern Munchen. “Bardhezinjtë” po lëvizin shpejt në merkato, ndoshta më shpejt se zyrtarizimi i trajnerit të ri.