Boatengu: Nuk luhet kundër ekipit të zemrës
01 tetor 2018
| 12:32
Te Milani arriti kulmin e karrierës së tij, por për Kevin Princ Boateng rezultoi më e vështirë sesa mendonte përballja me ish-ekipin.
Teksa analizoi disfatën e skuadrës së tij, ganezi deklaroi: “Përpos gabimeve tona, Milani duhet të fitonte dhe ia arriti qëllimit. Ata zhvilluan një ndeshje të përsosur dhe këtë e vërteton rezultati. Ishte një takim shumë emocionues për mua, nuk e pata të lehtë të luaja kundër ekipit të zemrës”.