Boatengu prezantohet te Monza
Monza ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Kevin-Prince Boatengun nga Fiorentina. Sulmuesi iu bashkua skuadrës nga Serie B në një kontratë njëvjeçare me mundësi për të vazhduar edhe për dy vite të tjera.
Boateng ka një karrierë të pasur, pasi në të kaluarën ka luajtur për klube si, Milan, Borussia Dortmundi, Tottenham Hotspur dhe Barcelona.
Me përvojën e tij, Monza shpreson që ganezi t’u ndihmojë që të ngjiten edhe në Serie A, pas një rrugëtimi të bukur. Silivio Berlusconi e Adiarno Galliani që kishin nën pronësi Milanin, tani po tentojnë të bëjnë befasi edhe me Monzan. Pasi fituan tituj në Serie A dhe në Evropë, dyshja kanë blerë para disa vitesh klubin nga Serie B dhe shpresojnë që të triumfojnë edhe në këtë edicion për plasmanin në elitën e futbollit italian.