Boatengu thyen rregullat e karantinës, Bayerni e dënon
02 prill 2020
| 11:33
Bayern Munich ka vendosur të dënon Jerome Boateng, i cili të martën, pa lejen e klubit, theu rregullat e vendosura si pasoj e emergjencës nga Covid-19 duke dale në rrugët e qytetit.
Mbrojtësi gjerman u përfshi gjithashtu në një aksident me makinë atë ditë, fatmirësisht pa pasoja por që tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave.
Klubi bavarez edhe në këtë rast mbetet unik, teksa ka vendosur që gjoba ndaj Boateng të shkoj për spitalin e qytetit.