Boatengun mungon ndaj Francës
14 tetor 2018
| 16:57
Mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng, po kalon një moment aspak të mirë, dhe kjo situatë negative u shtua edhe të shtunën në mbrëmje. Ndaj Holandës, ai u kritikua për paraqitjen e tij në fushë, por për fat të keq, pësoi edhe një dëmtim.
Federata gjermane njoftoi se Boatengu ka lënë grumbullimin, e në këtë mënyrë nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në Ligën e Komeve ndaj Francës.