Boban pas shkarkimit nga Milani: Nuk e dija se ishim në Korenë e Veriut

08 mars 2020 | 15:11

Zvonimir Boban u largua zyrtarisht nga bordi drejtues i Milanit. Pas shkarkimit nga bordi drejtues, kroati ka reaguar për herë të parë, duke thënë se marrëveshja me trajnerin e ardhshëm është mbyllur që në dhjetor.

“Nuk e dija se ishim në Korenë e Veriut. Intervista ime për ‘La Gazzetta dello sport’ është e përsosur juridikisht, ajo erdhi pas kaq shumë kërkesave për sqarim që u injoruan me përpikëri. Marrëveshja me Rangnik u mbyll në dhjetor. I uroj Rangnik më të mirat e mundshme, por ata duhej të ma thoshin, duhet të isha informuar”, ka thënë Boban, i cili zbulon edhe një prapaskenë për merkaton e janarit. “Ne nuk mund të bënim disa zgjedhje pa pëlqimin e trajnerit të ri”, ka deklaruar Boban.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dikush është…