
Boca Juniors e dëshiron Mourinhon
20 dhjetor 2018
| 16:05
Jose Mourinho është shkarkuar nga detyra e trajnerit në Manchester United, por mund të bëjë një lëvizje sensacionale duke u transferuar në Argjentinë.
Interesim për portugezin ka shfaqur Boca Juniors. Drejtori sportiv i kësaj skuadre, Nicolas Burdisso, i cili kishte punuar me Mourinhon tek Interi, dëshiron që ai të emërohet trajner i Bocas dhe ndihmëstrajner Esteban Cambiasso.
/Epoka e re/