Boca Juniorsi e dëshiron edhe Icardin
31 korrik 2019
| 13:11
Boca Juniors arrit të transferojë Daniele De Rossin në Buenos Aires, duke rritur entuziazmin e tifozërisë së zjarrtë të saj. Por jo vetëm ish-kapiteni i Romës. Ëndrra e madhe quhet Mauro Icardi dhe drejtuesit do provojnë “të pamundurën”.
Presidenti ka konfirmuar interesimin për argjentinasin, edhe pse një lëvizje e tillë është tepër e vështirë dhe e komplikuar.
“Di që Burdiso (drejtori sportiv) ka folur me Zanettin për të mësuar situatën. Ja vlen të pyesim e të interesohemi, pasi nuk kemi asgjë për të humbur”, ka theksuar për “Radio Cooperativa”, Daniel Angeliçi, kreu i klubit të famshëm.