Bochumi e siguroi qëndrimin në Bundesligë
28 maj 2024
| 12:12
VFL Bochum ka arritur që ta sigurojë qëndrimin në Bundesligë, edhe për një edicion tjetër.
Kjo pasi në finalen e playoffit, arriti ta mposht Fortuna Dusseldorfin.
Skuadra e trajnerit Heiko Butscher, triumfoi pas penalltive me rezultat 6:5.
Në fakt, Bochumi e fitoi këtë ndeshje me rezultat 0:3, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 3:3.
Në ballafaqimin e parë, Bochumi kishte pësuar nga Dusseldorfi me rezultat 0:3.
Sivjet, Bochumi përfundoi në vendin e 16-të në ligën elitare gjermane.
Pas 34 javësh, kjo skuadër i grumbulloi 33 pikë, me një golaverazh prej -33 gola, domethënë 33 gola më shumë të pësuar sesa të shënuar.