Boehly zyrtarizohet si pronari i ri i klubit të Chelseat
28 maj 2022
| 19:32
Todd Boehly është pronari i ri i Chelsea-it teksa tashmë gjithçka është zyrtare. Marrëveshja është nënshkruar, ndërsa tani duhet të mbyllet i gjithë transaksioni. Klubi londinez e ka konfirmuar gjithçka përmes një komunikate.
“Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se një marrëveshje përfundimtare është lidhur mbrëmë për t’i shitur klubin konsorciumit Todd Beoehly/Clearlake Capital.
Pritet që transaksioni të përfundojë të hënën. Klubi do të bëjë përditësime të tjera atëherë”, shkruhet në njoftimin e Chelsea Football Club.