Bogdanoviq: Rakiq u rrah brutalisht nga “Brigada e Veriut”, i ka borxh të madh financiar kryeterroristit Milan Radojiçiq

13 tetor 2024 | 18:00

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka thënë se është informuar nga miqtë e tij se Rakiq është sulmuar nga anëtarët e organizatës “Brigada e Veriut”.

Sipas tij, ky sulm lidhet me borxhet e mëdha financiare që Rakiq ka ndaj liderit të kësaj organizate, Milan Radoiçiq.

“Sa për mua, le ta shfarosin njëri-tjetrin deri në fund,” ka thënë Bogdanoviq në reagimin e tij.

“Mbrëmë shokët e mi nga Mitrovica më kanë njoftuar se Goran Rakiq është rrahur nga kolegët e tij të organizatës terroriste “Brigada e Veriut”. Borxhet e tij financiare ndaj terroristit Radoiçiq janë të mëdha! As për mua, le të shfarosim njëri-tjetrin deri në fund!”, ka shkruar Bogdanoviq. Reporteri.net

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një takimi me mërgimtarët shqiptarë në…