Bogdanoviqi: BIA me urdhër të Vulinit po përgatit konflikte të përgjakshme në Kosovë

23 tetor 2023 | 08:17

Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Bogdanoviq, në një reagim në rrjetin social “X”, ka thënë se Shërbim Sekret i Serbisë i komanduar nga Aleksandër Vulini është duke përgatitura një “sulm” të përgjakshme në veri të Kosovës.

Sipas tij ky konflikt do të ndodh brenda komunitetit serb të Kosovës në veri të vendit.

“Kam informacione se BIA me urdhër të Aleksandër Vulinit po përgatit konflikte të përgjakshme brenda komunitetit serb në veri të Kosovës”, ka thënë Bogdanoviq.

Më tej ai ka thënë se ky konflikt i do të jetë në dobi të Listës Serbe.

“Të cilat janë të destinuara të kulmojnë këto ditë për të ruajtur dhe forcuar Listën Serbe, para zgjedhjeve të ardhshme lokale!”, ka përfunduar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbahet protestë kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve…