Bogujevci: Është derdhur gjak për këtë vend, s’duhet të lejojmë një person të vendos për ne

29 shtator 2018 | 15:34

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, gjatë protestës së kësaj partie kundër shkëmbimit të territoreve, ka thënë se për Kosovën është derdhur shumë gjak dhe këtë sipas saj nuk duhet ta harrojmë.

“Ne kemi dhënë shumë për këtë popull se kemi besu se me liri do të kemi jetë më të mirë, prej kur kam qenë fëmijë kam pas padrejtësi, sepse ne atë kohë Serbia largoi babin nga puna. Ma morën edhe familjen por nuk arritën të ma marrin kujtesën. E kaluara nuk duhet të harrohet as nga ne, sepse kjo na jep të ardhmen, kjo histori nuk është vetëm e jona po e secilit”, ka thënë ajo.

Bugojevci e cila gjatë luftës së fundit ka humbur familjen ka shtuar se qytetarët duhet të trajtohen me dinjitet, raporton “Epoka e re”.

“Sot edhe pas 20 vitesh, dua që qytetarët të trajtohen me dinjitet për të drejten e tyre njerëzore ,është derdhur gjakë për këtë vend dhe nuk duhet të lejojmë që një njëri të vendos për të ardhmen e këtij vendi. Ky njeri po punon vetëm për interesa të tij, Serbia ka marrë shumë nga ky vend, njerëz, pasuri dhe shumë të tjera, Thaci po sillet sikur ne i kemi borxh Serbisë”, ka thënë Bugojveci.

Ajo ka kërkuar nga protestuesit që të vazhdojnë të jenë guximtar.

“Duhet të ecim përpara por jo me kompromise të popullit tonë, ky popull ka dëshmuar se e do vendin e vet. Që nga sot pres nga secili qytetar që të tregoj guximin, që ta kthejmë ndjenjën e guximit, sepse me këtë guxim kemi pritur lirinë dhe të vazhdojmë tutje”, ka thënë Bugojveci.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është pjesë…