Bogujevci kërkon t’i bëhet presion Serbisë për të pagjeturit

27 prill 2018 | 11:20

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se nuk është bërë shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ajo gjatë debatit parlamentar për të pagjeturit ka thënë se kanë kaluar 19 vjet dhe familjarët ende jetojnë me dhimbjen për faktin se nuk kanë asnjë informatë se ku gjenden familjarët e tyre.

Bogujevci ka vënë në pah dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, përderisa ka bërë thirrje për presion më të madh nga komuniteti ndërkombëtar ndaj Serbisë, për gjetjen e personave të zhdukur.

“Serbia nuk do ta pranojë fajin që ka kryer krime në Kosovë. Dua t’ju bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar për përgjegjësinë që kanë ndaj Serbisë për t’i bërë presion që çështja e të pagjeturve të jetë prioritet, pra që të merren hapa konkret rreth kësaj çështje”, ka thënë Bogujevci, e cila ka bashkë me deputetin e PDK-së, Andin Hotin, kanë qenë iniciues të këtij debati.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së…