Bogujevci në Forum përmend luftën e Kosovës: Të gjitha gratë në familjen time janë vrarë
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka folur për luftën e fundit në Kosovë.
Para të pranishmëve, ajo ka treguar për përvojën e saj, si i ka mbijetuar një masakre të tmerrshme, ku kanë humbur jetën të gjitha gratë e familjes së saj.
“Kam mbijetuar nga një masakër dhe fatkeqësisht të gjitha gratë në familjen time janë vrarë. Unë mbeta vetëm me babën, agjën dhe disa kushëri. Për fat të mirë kisha njerkën dhe tezën që kujdeseshin për mua. Gratë gjithmonë kanë luajtur rol të rëndësishëm në shoqëri edhe pse emrat tyre nuk përmenden shumë. Gratë ishin të mbyllura në shtëpi në kohë të luftës, nuk kishin armë për të luftuar, por ishin aty për t’u përkujdesur për familjen”, ka thënë ajo.
Ky Forum filloi një ditë më parë ku iniciuese e saj është presidentja Vjosa Osmani.
Mesazhet në fjalë u përcollën nga mbi 400 pjesëmarrës, liderë, diplomatë, akademikë, ministra e pjesëmarrës të tjerë të 33 vendeve të botës të cilët të shtunën kishin zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, gjatë ditës së shtunë kur edhe u hap zyrtarisht forumi.