Bogujevci: Pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka thënë se pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë.
Tutje, ajo ka thënë se Serbia për herë të parë pranon të ofrojë qasje në të gjitha materialet që do të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur me forcë – qofshin këto edhe materiale të klasifikuara.
“Pas mohimit 24 vjeçar, me këtë deklaratë Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë. Me këtë deklaratë e ngritë nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet e familjeve. Gjithashtu për herë të parë pranon të ofrojë qasje në të gjitha materialet që do të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur me forcë – qofshin këto edhe materiale të klasifikuara”.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me forcë gjatë luftës dhe për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre”.
Sipas saj, deklarata e sotme na sjellë një hap më afër të vërtetës. “Shpresojmë që ky hap i rëndësishëm do të lehtësojë sado pak dhimbjen e familjarëve”.