Boiken Abazi paralajmëron protestë “kundër grushtshtetit të Thaçit”

18 prill 2020 | 09:18

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, i cili vjen nga Shqipëria, së fundi ka bërë thirrje që qytetarët ta rrezikojnë shëndetin e tyre në këtë kohë të pandemisë dhe të dalin në protestën për Albin Kurtin. Ai ka shkruar se Hashim Thaçi me shokë po tenton grushtet në Kosovë. Përveç qytetarëve të Kosovës, Abazi u bënë thirrje edhe qytetarëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe diasporës, për organizim në protestë. “Në protestë kundër grushtit të shtetit në Kosovë, që po tenton Hashim Thaçi me shokë, do të ngriheshin jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe mërgata. Jam i bindur për këtë! Le të na arrestojë Edi Rama që e ka qepur gojën përball kësaj pandemie politike”, ka shkruar Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Luc Montagnier, Covid-19 doli nga një laborator në Ëuhan…