
Bojaniq largohet nga Istogu
01 gusht 2022
| 14:31
KHF Istogu ka njoftuar se hendbollistja malazeze Anja Bojaniq pas një sezoni të suksesshëm me Istogun, karrierën e saj do ta vazhdojë në Spanjë.
KHF Istogu e falënderon Anjen për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në karrierën e saj të mëtutjeshme.