Bojaxhi: Pjesa dërrmuese e shqiptarëve e kanë origjinën nga jo më shumë se 20 burra ilirë e dardanë

26 dhjetor 2023 | 21:40

Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjet” është i ftuar në “Pressing” të T7, ku ndër të tjera tha se kosovarët kanë lidhje më të madhe gjenetike me ilirët, ndër shqiptarë.

Ai tha se nga një grup i vogël i Ilirëve dhe Dardanëve që kanë mbijetuar është rikrijuar popullata.

“Në qoftëse thash 80% e shqiptarëve sot në Kosovë e kanë origjinën nga linjat ilire, nëqoftëse shkojmë mbrapsht rreth 1400 vjet, 80% e këtij 80përqindëshi e ka origjinën e jo më shumë sesa 20 meshkujve”, tha ai në Pressing, transmeton Express.

“Popullata shqiptare kanë një homogjenitet shumë të lartë gjenetik”, tha ai.

“Kosova është e përbërë gjysma nga linja Dardane që kanë qenë gjithmonë në Kosovë dhe nuk kanë lëvizur. Dhe gjysma tjetër që janë linja dardane të ardhura nga malësitë e Shqipërisë dhe mbasi krijuan sistemin fisnor janë rizbritur në Kosovë”, u shpreh Bojaxhi. Express

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjët” i cili lidhet me…