Bojkoti i LV-së ndaj medies tregon se ata kanë shumëçka për të fshehur nga syri publik i qytetarëve

08 janar 2025 | 23:07

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, ka thënë se koha kur pushteti mund të mbys debatin publik dhe të kontrollojë narrativën ka kaluar.

“Pushteti i Albin Kurtit dhe vartësitë e tij mbase me të drejtë ndjehen të kërcënuar nga pyetjet kritike ose ekspozimi i të vërtetave për ta në medie”, ka shkruar Ismaili, e cila në këto zgjedhje mban numrin 41.

Sipas saj, epoka e kontrollit të narrativës nga ana e pushtetit është e tejkaluar për kohën në të cilën jetojmë sot.

“Krejt çfarë ky bojkot arrin është të dëshmojë se pushteti ka krizë të besueshmërisë dhe shumëçka për të fshehur nga syri publik i qytetarit”, ka deklaruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga qyteti i Vushtrrisë, gratë e PDK-së, kanë shprehur përkushtimin…