Bojkoti te Skënderbeu, “alarm” për Kategorinë Superiore

16 tetor 2018 | 14:02

Në pritje të vendimit të KAS-it, në Korçë përballen me një problem të madh. Kriza financiare ka reflektuar edhe në ekip.

Edhe pse nuk është e para herë që u vonohen rrogat, madje ishte bërë zakon që të shlyheshin çdo tre muaj, garancia që merrnin nga presidenti bënte që kjo çështje të mos dilte nga “shtëpia”. Por, tashmë duket se ujërat janë trazuar. Lojtarët nuk ndihen më të sigurt, ndaj kanë “shkundur” klubin duke protestuar. Kur kriza e rrogave kaplon kampionët në fuqi të vendit, mund të themi pa frikë që për të gjithë Superioren është ndezur “alarmi”.

Nëse klubi më i pushtetshëm i viteve të fundit është në tilla halle, ç’mund të themi për të tjerat. /PanoramaSport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, e…