Bojku: Ndeshje e fortë ndaj Gjilanit, duam rezultat pozitiv
04 mars 2020
| 10:53
Feronikeli sot e zhvillon ndeshjen e javës së 21-të dhe kundërshtar do ta ketë Gjilanin.
Kjo përballje zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, dhe fillon nga ora 13:00.
Para kësaj sfide të rëndësishme për faqen e FC Feronikelit ka folur edhe mesfushori i skuadrës, Besmir Bojku. Mesfushori e cilësoi si ndeshje tejet të vështirë, por tha se si çdo ndeshje tjetër, do të futen për rezultat pozitiv.
“Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, padyshim. Gjilani për dallim nga ndeshjet e fillimit të sezonit, tani duket që është rikthyer dhe e ka rimarrë veten. Sidoqoftë, duhet ta kujtojmë që ne jemi kampionët në fuqi dhe kjo fanellë që mbajmë, na bën që të hyjmë në çdo takim për rezultat pozitiv”, ka thënë Bojku.