Bojku përforcon ‘Niklin’

16 qershor 2019 | 16:09

Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, Feronikeli ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje që sezonin e ardhshëm, në radhët e klubit të jetë edhe mesfushori, Besmir Bojku.

Ky i fundit është futbollist që luan në qendër të mesfushës, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor defanziv, por edhe në pozitën e mesfushorit ofanziv. Këtë sezon, Bojku pati 28 paraqitje, ku realizoi 5 gola dhe dhuroi 5 asistim e në Prvs Liga të Maqedonisë, si pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

24-vjeçari Bojku ka luajtur edhe për FC Shkupin dhe për Rabotnickin e Shkupit. Në karrierën e tij, i ka 2 paraqitje për kualifikime në Europa League dhe një paraqitje për kualifikime në Champions.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin e Pejës është bërë zbulimi i shtatores së…