Bojku vazhdon me Feronikelin: Synojmë majat në futbollin vendor
02 gusht 2020
| 13:39
Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besmir Bojku karrierën futbollistik do ta vazhdon me FC Feronikelin.
Bojku pas një sezoni fantastik bindi drejtuesit e “Niklit” për një marrëveshje të re me KF Shkëndijën edhe për sezonin e ri. Besmir Bojku me Feronikelin ka gjithsej 40 paraqitje, duke shënuar 5 gola.
“Jam i lumtur që do të jem pjesë e Feronikelit edhe për sezonin e ardhshëm, falënderoj presidentin, drejtorin dhe trajnerin për besimin qe patën në mua. Për objektivat e klubit nuk duhet të flasësh shumë pasi dihet se Feronikeli synon majat e futbollit vendor. Na prift e mbara”, ka thënë Bojku për faqen zyrtare të klubit.
(V.Z / Epoka e re)