Boksierë nga Zvicra, Italia e Shqipëria nderojnë turneun “Epopeja e Dukagjinit”
22 mars 2018
| 12:23
Klubi i Boksit “Peja” organizon turneun e katërt tradicional ndërkombëtar në boks “Epopeja e Dukagjinit’, turne ky që është në kalendarin e garave zyrtare të Federatës së Boksit të Kosovës (FboxK).
Sipas njoftimit të FBoxK-së, në këtë turne marrin pjesë boksierët nga Zvicra, Italia, Shqipëria dhe Kosova. Turneu mbahet më 24 mars, me fillim nga ora 17:00, dhe në këtë turne priten duele interesante. Meçet i drejtojnë Latif Demolli, Rrustem Konjuhi, Rasim Rrustemi, Agim Shala, Aliriza Rexhepi, kurse delegat është Sylejman Voca.