Boksierët e Kosovës fituan katër medalje në Bosnjë
22 shtator 2019
| 22:48
Boksierët e Kosovës kanë fituar katër medalje, prej tyre dy të arta dhe dy të argjendta, në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahoviq Talija”, të mbajtur gjatë fundjavës në Bosnjë e Hercegovinë.
Patriot Behrami (69 kg) dhe Shpëtim Bajoku (64 kg) fituan të artat, ndërsa Besfort Merlaku (60 kg) dhe Besart Pireva (81 kg) fituan të argjendtat.
Bajoku u shpall boksieri më teknik, ndërsa Behrami boksieri më luftarak. Drejtësinë e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli. Turneu është i njohur nga Federata Evropiane e Boksit (EUBC).