Boksierët e Kosovës përgatiten në Brezovicë

07 qershor 2020 | 14:23

Boksierët e Përfaqësues së Kosovës kanë filluar përgatitjet në Brezovicë. FBOXK-ja ka paraparë fillimin e përgatitjeve (bazike malore) me boksierët cilësorë në të dyja kategoritë të ndarë në 3 grupe. Boksierët sendorë në kategorinë A, kurse në kategorinë B bëjnë pjesë boksierët juniorë dhe të rinj (17-18 vjeçar), derisa në kategorinë e tretë C janë boksieret seniore, juniore dhe të rejat (17-18 vjeçare).

Fotografia e Federata Fboxk

Përgatitjet do fillojnë me grupin e parë (senior)  nga sot 07- 21  qershor  dhe pastaj me grupet tjera. Këto përgatitje pesëdhjetë përqind mbështeten nga Komiteti Olimpik i Kosovës. “Përgatitjet bazike do të zhvillohen në lartësi mbidetare 1200-1700 metra, ushtrime forcë, kondicion dhe qëndrueshmëri. Tri herë në ditë, gjithnjë duke respektuar këshillat e dala nga OBSH,MSH dhe IKSHP. Në stërvitje do të marrin pjesë maksimalisht  8-10 boksierë-e, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 m”, thuhet në njoftimin FBOXK-ja.

Në përgatitje udhëtuan: Bashkim  Bajoku, Leotrim  Rexhepi, Besfort Merlaku, Artan Shaqiri, Shpëtim Bajoku, Çlirim Zekaj, Patriot Behrami, Dionis Gashi, Besart Pireva. Trajner: Shefki Bogujevci dhe Kreshnik Shala.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka thënë se veç disa…