Boksierët e Kosovës pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar ‘Perla e Adriatikut’

16 shkurt 2021 | 11:41

Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se Përfaqësuesja e Kosovës U18 të martën ka mbërritur në Bar të Malit të Zi për turneun ndërkombëtar “Perla e Adriatikut”, që mbahet nga data 16 e deri më 22 të këtij muaji.

Sipas njoftimit në fjalë, Kosova përfaqësohet me tre boksierë – Luar Aliu, Çlirim Berisha dhe Remzo Mustafiç, po ashtu edhe nga selektori Shefki Bogujevci dhe gjyqtarin ndërkombëtar, Latif Demolli.

“Ne këtë turne marrin pjesë boksierët më të mirë të Evropës, dhe kjo është një sprovë para kampionatit botëror që do të mbahet në muajin prill në Kielce të Polonisë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…