Boksierët e Kosovës po përgatiten në Shkodër
Boksierët e Kosovës (sendorë) nga 26 prilli kanë filluar përgatitjet e përbashkëta me Kombëtaren e Shqipërisë në Shkodër.
Këto përgatitje janë të mirëseardhura për boksierët “dardanë” para Kampionatit Ballkanik, i cili do të mbahet nga 5 deri më 10 maj në Zagreb. Në këto përgatitje, selektori Shefki Bogujevci ka përzgjedhur boksierët: Bashkim Bajoku (52 kg), Shpetim Bajoku (64 kg), Patriot Behrami (69 kg) dhe Besart Pireva (81 kg).
Në Kampionatin Ballkanik do të marrë pjesë edhe Donjeta Sadiku (60 kg), e cila pas përgatitjeve në Finlandë me Mira Potken, do t’i vazhdojë përgatitjet në Prishtinë me selektorin Besim Brahimin deri në datën e nisjes për në Zagreb.
Në këtë kampionat drejtësinë do ta ndajë edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli së bashku me katër gjyqtarët: Agim Shala, Agim Tahiraj, Visar Ibrahimi dhe Marigona Beadini, të propozuar nga Shoqata e Gjyqtarëve që do t’u nënshtrohen provimeve për licencë ndërkombëtare AIBA.