Boksierët e Kosovës sërish nuk lejohen të hyjnë në Serbi
24 tetor 2021
| 13:56
Boksierët e Kosovës sërish nuk janë lejuar të hyjnë në Serbi për të marrë pjesë në Botërorin në Beograd.
Kështu ka njoftuar nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi.
“Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua as sot të hyjë në Serbi, për Kampionatin Botëror të boksit, që mbahet në Beograd”, ka shkruar Krasniqi.
Atyre një ditë më parë u është pamundësuar hyrja në Serbi, pavarësisht dy tentativave.