Boksierët nga Kosova ndalohen në Serbi
23 tetor 2021
| 12:38
Ekspedita jonë ishte nisur mbrëmë për në Beograd, aty ku do të organizohet kampionati botëror i boksit për amator.
Arsyja e ndaljes është që autoritetet serbe nuk po lejojnë hyrjen e sportistëve nga Kosova me simbolet e tyre.
Momentalisht siç njofton sekretari Latfi Demolli për Klankosova.tv ata janë në pritje të një përgjigjeje nga Federata Botërore e Boksit (AIBA), e cila është lajmëruar për këtë rast.
Kërkesa për të garuar pa simbole dhe pa flamurin e Kosovës, nuk do të pranohet nga Federata e Boksit e cila ka bërë të ditur se në rast se kjo gjë do të kërkohet atëhere do ta anulojnë pjesëmarrjen në kampionatin botëror.