Boksierët nga Shqipëria dhe Mali i Zi nderojnë turneun ‘Lah Nimani’
08 korrik 2020
| 11:13
Federata e Boksit e Kosovës ka publikuar listën e boksierëve pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar “Lah Nimani” që mbahet më 18 korrik.
Ky turne do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim në orën 13:00. Për shkak të situatës së pandemisë Covid-19 pjesëmarrës do të jenë vetëm boksierët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova. Në program do të jenë maksimumi 12 duele, raporton “Epoka e re”.