
Boksierët rikthehen në Kosovë me avion privat të Behgjet Pacollit
31 dhjetor 2020
| 17:59
Pas shfaqjes së rasteve të para të personave me Covid në Kosovë, delegacioni i boksit mbeti i bllokuar në Londër, kurse me ndihmën e ish-zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, është bërë i mundur rikthimi i tyre në Prishtinë, pra me avionin privat të Pacollit.
Ekipi i boksit ndodhej në Londër, ku po merrte pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, turne i cili u pezullua për shkak të koronavirusit. Ekipi i boksit më pas qëndroi 15 ditë në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.