Boksierët vazhdojnë përgatitjet në Brezovicë

29 korrik 2020 | 12:22

Përfaqësuesja e Kosovës në Boks për grupmoshat 17-18 vjeçar po i vazhdon përgatitjet në Brezovicë.

Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, përgatitjet po zhvillohen duke i respektuar këshillat e dala nga Ministria e Shëndetësisë. Shumica e sporteve kanë mbetur pa aktivitete pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndalur aktivitetet sportive në ambiente të mbyllura, me qëllim të parandalimit të pandemisë Covid-19.

Boksierët i ka vizituar kryetari i Federatës së Boksit, Sylejman Voca, së bashku me stafin punues të FboxK, sekretarin e përgjithshëm Mehmet Bogujevci dhe sekretarin teknik Latif Demolli. Përgatitjet e boksierëve po zhvillohen në lartësi mbidetare 1200-1700 metra në ambient të hapur, ku po u kushtohet rëndësi forcës, kondicionit dhe qëndrueshmërisë. Në këtë kamp po marrin pjesë 10 boksierë, të cilët po ushtrojnë nga tri herë në ditë.

Federata e Boksit po e shikon mundësinë e organizimit të turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”, i cili është shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19, e i cili është pikërisht për moshat 17-18 vjeç.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata dhe zhvillimet e fundit në vend, rreth pandemisë Covid…