Boksierët vazhdojnë përgatitjet në Durrës

04 janar 2021 | 16:16

Përfaqësuesja e Boksit e Kosovës (seniorë dhe të rinj – Youth 17-18-vjeçar) është duke i vazhduar përgatitjet në Durrës.

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon sipas planprogramit të paraparë për përgatitje dhe pas Durrësit boksierët seniorë përgatitjet do t’i vazhdojnë në Zagreb të Kroacisë deri në fillimin e kampionatit ballkanik që do të mbahet në fund të muajit janar në Zagreb.

Përgatitjet do të zhvillohen tri herë në ditë gjithnjë duke respektuar këshillat e dala nga MSh-ja, MKRS-ja dhe IKShP-ja.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën në moshën…