Boksieri me origjinë shqiptare, kapet me drogë në vlerë prej 174 milionë dollarësh

21 janar 2020 | 16:23

Boksieri me origjinë shqiptare, David Cufaj, është arrestuar në Peru, për trafik droge.

27-vjeçari është arrestuar në Peru në 17 janar, teksa iu sekuestrua një sasi droge e cila kapte vlerën e 174 milionë dollarëve. Droga ishte e paketuar mirë dhe si destinacion kishte Belgjikën, por që nuk mbërriti kurrë. Pasi u arrestua nga policia, Cufaj është dënuar me 17 vite burg.

David Cufaj është me origjinë nga Kosova, dhe i rritur në Sarajevë. 27-vjeçari shpesh praktikonte boksin, të cilit i dha fund para pak vitesh, për të kaluar në Holandë, dhe më pas në Peru ku u arrestua tashmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit ka pasur një paraqitje të mirë në…